Laporta ka fituar zgjedhjet për president  të Barcelonës, sipas televizionit katalunas

Laporta ka fituar zgjedhjet për president të Barcelonës, sipas televizionit katalunas

Sport March 07, 2021 - 21:42
Detaje

Joan Laporta raportohet se ka fituar zgjedhjet për të parin e klubit të Barcelonës, sipas exit poll-it të televizionit katalunas “TV3”, përcjell “Zeri.info”.

Pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeut pritet që Laporta ta merrë drejtimin e klubit të madh spanjoll.

Raportohet se Laporta ka fituar 58.3 për qind të votive, teksa dy rivali i tij, Victor Font ka marrë 31.3 për qind dhe Toni Freixa ka fituar vetëm 9.3 për qind të votive nga anëtarët e Barcelonës.

Rezultati mund të bëhet i ditur vetëm pas orës 23:00, atëherë kur numërohen të gjitha votat. /Zeri.info