Munishi: Me ekipet e mia kam shkuar gjithmonë në Prekaz, është ndjenjë e papërshkrueshme

Munishi: Me ekipet e mia kam shkuar gjithmonë në Prekaz, është ndjenjë e papërshkrueshme

Sport March 07, 2021 - 22:01
Detaje

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka folur për rënien heroike të familjes Jashari në mars të vitit 1998, shkruan “Zeri.info”.

Munishi në “Ekipi A” në ATV ka thënë se me ekipet që ka drejtuar gjithmonë pas ndeshjeve në Drenicë është ndalur në Prekaz, teksa ka përshkruar ndjenjën që i jep vizita atje.

“Me ekipet e mia kur kemi shkuar në Drenicë, ose para lojës ose pas lojës kam shkuar në Prekaz. Është ndjenjë e papërshkrueshme. Këto vende shërbejnë për të marrë një energji të jashtëzakonshme. Unë kur shkoj kam më shumë emocione se herën e fundit”, ka thënë Munishi. /Zeri.info