Begolli për kryendeshjen Prishtina – Llapi: Prishtina fitoi me meritë, puna e madhe filloi nga humbja me Drenicën në Skenderaj

Begolli për kryendeshjen Prishtina – Llapi: Prishtina fitoi me meritë, puna e madhe filloi nga humbja me Drenicën në Skenderaj

Sport March 07, 2021 - 22:09
Detaje

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

FC Prishtina e ka fituar kryendeshjen e kësaj jave ndaj Llapit me rezultat të pastër 2:0

Ish-drejtori sportiv i FC Prishtinës, Granit Begolli ka thënë në emisionin "Ekipi A" se Prishtina e filloi punën e madhe pas humbjen në Skenderaj ndaj Drenicës.

“Unë kisha dashur të ndërlidhëm se puna e Prishtinës ka filluar në ndeshjen me Drenicën në Skenderaj. Ajo kriza e asaj periudhe Prishtina e kaloi shumë mirë. Prej nga ajo ndeshje Prishtina ka renditur 17 ndeshje pa humbje. Normalisht merita i takon trajnerit. Sa i përket ndeshjes. Unë e kam parë një Prishtinë më të relaksuar”, ka thënë Begolli.

Begolli ka folur edhe për stilin e lojës së Prishtinës, të cilën e ka akuzuar Batatina i Llapit pas ndeshjes.

“Unë nuk besoj se Prishtina zhagit lojën. Nuk është në stilin e Prishtinës të bëjë asi llojë të ndeshjeve. Prishtina fitoi me meritë”, shtoi ai. /Zeri.info