Munishi flet për ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, ky është mendimi i tij për rastin diskutabil

Munishi flet për ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, ky është mendimi i tij për rastin diskutabil

Sport March 07, 2021 - 22:15
Detaje

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

FC Prishtina e ka fituar kryendeshjen e kësaj jave ndaj Llapit me rezultat të pastër 2:0

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi e ka komentuar në disa nuanca këtë ndeshje, teksa ka dhënë mendimin e tij për rastin diskutabil te rasti kur Llapi kërkoi penallti.

“Llapi po vinte prej një fitore të rëndësishme. Duhet me e thënë se në fillim të ndeshjes lëndohet Zhdrella që momentalisht është lideri i Llapit”, tha Munishi.

“Penalltia për Llapin ka qenë e pastër. Ajo nuk është dhënë për ta. Penalltia ka qenë e pastër. Unë nuk e di se qysh është ndryshe penalltia”, deklaroi Munishi. /Zeri.info