Lushtaku për ecurinë e FC Prishtinës: Skuadrat do ta kenë problem me ta, ata po e luajnë lojën e tyre

Lushtaku për ecurinë e FC Prishtinës: Skuadrat do ta kenë problem me ta, ata po e luajnë lojën e tyre

Sport March 07, 2021 - 22:34
Detaje

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

FC Prishtina e ka fituar kryendeshjen e kësaj jave ndaj Llapit me rezultat të pastër 2:0.

Trajneri i njohur, Tahir Lushtaku ka komentuar ndeshjen në “Fadil Vokrri”, teksa ka thënë se skuadrat do ta kenë problem kur takohen me futbollistët kryeqytetas.

“Prishtina po luan si grup, pa ngarkesë. Po e luajnë lojën e tyre. Me lojën që po e bën Prishtina të gjitha ekipet do ta kenë problem me ta. Rezultatet e Prishtinës po shihen në 17 ndeshje të një pas njëshme”, ka thënë trajneri Lushtaku. /Zeri.info