Munishi komenton rastin diskutabil në ndeshjen Feronikeli – Drita: Ishte penallti klasike, Feronikeli u dëmtua dhjetë pikë

Munishi komenton rastin diskutabil në ndeshjen Feronikeli – Drita: Ishte penallti klasike, Feronikeli u dëmtua dhjetë pikë

Sport March 07, 2021 - 22:42
Detaje

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Ishte sulmuesi Festim Alidema që shënoi golin e vetëm për fitoren 0:1 të gjilanasve në minutat shtesë.

Kjo përballje u komentua shumë për një rast diskutabil, ku lojtarët dhe stafi i vendasve kërkuan penallti.

“Klodian Duro dhe ekipi i Feronikelit janë dëmtuar dhjetë pikë sigurt. Ka qenë ndeshja me Dritën në Gjilan që anulohet golli i rregullt. Penall klasik ishte kjo. ”, ka thënë Munishi në emisionin “Ekipi A”. 

Tutje, Munishi tha se golin ia ka uruar Alidemës.

“Alidemës ia kam uruar golin. Super aksion dhe super gol nga Alidema”, shtoi tutje ai