Begolli për ndeshjen në Drenas: Ishte pjesa e parë më e mira e sezonit, goli më shumë i është dashur Alidemës së Dritës

Begolli për ndeshjen në Drenas: Ishte pjesa e parë më e mira e sezonit, goli më shumë i është dashur Alidemës së Dritës

Sport March 07, 2021 - 22:49
Detaje

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Ishte sulmuesi Festim Alidema që shënoi golin e vetëm për fitoren 0:1 të gjilanasve në minutat shtesë.

Ish-drejtori sportiv i FC Prishtinës, Granit Begolli ka thënë se pjesa e parë në “Rexhep Rexhepi” ishte më e mira e edicionit.

“E kam parë një pjesë të parë më të mirën e këtij edicioni, ishte një ndeshje me shumë raste. Feronikeli bëri një ndeshje shumë të mirë, por nuk pati konkretizim të rasteve”, ka thënë Begolli në “ATV”.

“Ndërsa në pjesën e dytë të dyja skuadrat ishin më të kujdesshme. Goli i Alidemës më shumë i është dashur atij se Dritës, pasi nuk e kishte gjetur veten pas rikthimit nga Kroacia”, tregoi ai. /Zeri.info