Lushtaku: Nëse Drita do të pësonte disfatë ndaj Feronikelit do ta kishte të vështirë garën për titull, loja e tyre e kuptueshme për rivalët

Lushtaku: Nëse Drita do të pësonte disfatë ndaj Feronikelit do ta kishte të vështirë garën për titull, loja e tyre e kuptueshme për rivalët

Sport March 07, 2021 - 22:55
Detaje

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Ishte sulmuesi Festim Alidema që shënoi golin e vetëm për fitoren 0:1 të gjilanasve në minutat shtesë.

Trajneri i njohur kosovar, Tahir Lushtaku ka komentuar ndeshjen në “Rexhep Rexhepi” derisa ka thënë se Drita në rast si kishte pësuar humbje, do ta kishte të vështirë garën për titull.

Lushtaku komentoi edhe lojën e skuadrës së drejtuar nga trajneri, Ardian Nuhiu.

“Loja e Dritës është e ngadaltë. E kuptueshme për kundërshtarët. Alidema është një prej lojtarëve të ri që do t’i ndihmojë për ecurinë e kampionatit. Drita po ta humbte ndeshjen sot do të kishte vështirësi për titull të kampionit”, ka thënë Lushtaku në emisionin “Ekipi A” në ATV. /Zeri.ifno