Infektuar: 102742
Shëruar: 89141
Vdekur: 2105
Florian Marku mesazh boksierit britanik: Je frikacak, nuk lufton me mua sepse zgjedh kundërshtar me rekorde të dobëta

Florian Marku mesazh boksierit britanik: Je frikacak, nuk lufton me mua sepse zgjedh kundërshtar me rekorde të dobëta

Sport April 08, 2021 - 10:05
Lajmet e fundit nga sporti

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka folur edhe një herë për boksierin britanik, Conor Benn, transmeton Zeri.info.

Tash e një kohë Marku është duke kërkuar një meç me boksierin britanik, por ky meç ende nuk ka ndodhur.

Conor Benn të shtunën do përballet me Samuel Vargas, teksa para këtij meçi Marku i ka dërguar një mesazh atij.

“Ju jeni një frikacak. Dilni në ring vetëm me kundërshtarë të këqij. Unë e di që ai nuk do të luftoj me mua, sepse gjithmonë zgjedh kundërshtar të këqij me rekorde të dobëta” – tha fillimisht boksieri nga Lushnja për “Sky Sport”.

“Ai ka mposhtur kundërshtar të lehtë vetëm për ta ndërtuar rekordin e tij. Conor do të fitojë të shtunën. Ai kurrë nuk do të zgjidhte dikë pa humbje. Edhe Rylan Charlton do it' bënte probleme”, shtoi Marku. /Zeri.info