Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Pas De Bruynes, City dëshiron që edhe dy yjet tjerë të skuadrës të nënshkruajnë kontrata të reja

Pas De Bruynes, City dëshiron që edhe dy yjet tjerë të skuadrës të nënshkruajnë kontrata të reja

Sport April 08, 2021 - 13:08
Lajmet e fundit nga sporti

Krerët e klubit të Manchester City janë duke punuar për zgjatjen e kontratave të disa prej yjeve të tyre, transmeton Zeri.info.

Pasi Kevin de Bruyne vazhdoi kontratën deri më 2025, “Qytetarët” tani kanë filluar “misionët” tjera.

“Eurosport” shkruan se Manchester City është duke punuar në zgjatjen e kontratave të Raheem Sterlingut dhe Phil Fodenit.

Sipas këtij mediumi, City planifikon që lojtarët në fjalë të nënshkruajnë kontratat e reja më së largu deri në përfundimin e këtij sezoni.

Kontrata e Sterlingut skadon më 30 qershor të vitit 2023, kurse ajo e Fodenit një vit më vonë. /Zeri.info