Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Shqipëria nuk udhëton drejt Ukrainës për ndeshjen e eliminatoreve të Europianit 2022

Shqipëria nuk udhëton drejt Ukrainës për ndeshjen e eliminatoreve të Europianit 2022

Sport April 08, 2021 - 14:30
Lajmet e fundit nga sporti

Kombëtarja e Shqipërisë në futsall nuk do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Ukrainës, shkruan Zeri.info.

Kjo ndeshje ishte paraparë që të zhvillohet më 11 prill, në Zaporizhia. Por për shkak të bllokimit të flutrimeve në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës Kombëtarja shqiptare nuk arritur të udhëtojë drejt Ukrainës.

“Kombëtarja shqiptare e Futsallit nuk do ta zhvillojë ndeshjen e eliminatoreve të Europianit 2022 me Ukrainën, e programuar për t’u luajtur më 11 prill 2021, në Zaporizhia. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se shkak për këtë ndryshim të programit është bërë bllokimi i fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ të Tiranës. Kombëtarja duhet të ishte nisur që mëngjesin e së enjtes drejt Ukrainës, por e ka pasur të pamundur. Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë menjëherë në dijeni ndërkohë UEFA-n për situatën e krijuar dhe për pamundësinë e udhëtimit”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. /Zeri.info

 

 

 

ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë, ë...

Posted by Federata Shqiptare e Futbollit on Thursday, 8 April 2021