Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Klubi i njohur anglez e dëshiron Gerrardin trajner

Klubi i njohur anglez e dëshiron Gerrardin trajner

Sport April 08, 2021 - 14:42
Lajmet e fundit nga sporti

Steven Gerrard mund të rikthehet edhe një herë në Premier Ligë, por kësaj radhe si trajner, transmeton Zeri.info.

Legjenda angleze e futbollit ka siguruar titullin e kampionit me Rangersin në Skoci, disa javë para përfundimit të sezonit.

Suksesi i tij me skuadrën skoceze ka bërë që ai të marrë vemendjen e disa klubeve.

“Football Insider” shkruan se klubi i Aston Villas i ka ofruar 40-vjeçarit postin e trajnerit për sezonin e ardhshëm.

Ende nuk raportohet se ka diçka konkrete rreth kësaj, teksa mbetet të shihet gjatë verës se cili do jetë vendimi nga trajneri anglez.

Steven Gerrard ka kontratë të vlefshme me Rangers deri më 31 maj të vitit 2024. /Zeri.info