Vazhdon lufta e madhe për titull, Drita dhe Prishtina fitojnë në udhëtim

Vazhdon lufta e madhe për titull, Drita dhe Prishtina fitojnë në udhëtim

Sport April 11, 2021 - 15:47
Lajmet e fundit nga sporti

Java e 28-të në Superligën e Kosovës, u përmbyll sot me dy ndeshje tejet interesante.

Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, Prishtina arriti fitore të madhe ndaj Drenicës me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Leotrim Kryeziu.

Në anën tjetër, në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, Llapi u mposht nga kampioni aktual, Drita, me rezultat 2-4.

Golat për llapjanët i shënuan Januzi dhe Sadriu, ndërsa te Drita realizuan Alidemaj, Prisley dhe Xh.Shabani dy herë.

Drita ‘izolon’ pozitën e parë me 61 pikë, por as Prishtina nuk është larg me 57 në pozitën e tretë.

Llapi pas kësaj humbje mbetet në pozitën e shtatë me 33, një vend më lart se Drenica e cila ka 30.