Skuadra nga Liga e Parë e pakënaqur me referim

Skuadra nga Liga e Parë e pakënaqur me referim

Sport April 11, 2021 - 19:51
Detajet

Sot u zhvilluan takimet e fundit të xhiros së 22-të të Ligës së Parë të futbollit.

Një nga ndeshjet kryesore ishte ajo mes Vitisë dhe Flamurtarit, e cila u mbyll me fitore të mysafirëve, 1-2.

Mirëpo, skuadra nga Anamorava, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka kërkuar nga FFK-ja dhe UEFA që niveli i referimit të rritet.

Sipas tyre, referimi ka qenë skandaloz në ndeshjen me Flamurtarin dhe ka pasur tendenca për të favorizuar kundërshtarin.

Ky është postimi i plotë i KF Vitisë pa ndërhyrje:

“Nga Fc Vitia

Kerkojm nga instucionet ma te larta te FFK-es, Uefa ,qe te rritet niveli i referimit , sot ne ndeshje qe u zhvillua ne mes Vitis-Flamurtari ishte nje referim skandaloz dhe me shum tendeca per te favorizuar kundershtarin , ne si klub nuk kemi zgjidhje se qka te bojm a te luajm futboll apo te mirrmi me ndarjen e drejtesis duke vendosur vete drejtesi ,grupe te organizuar mbrenda FFK -es funksionojn ala vetem per perfitime personale dhe te grupit , ne si klub mbami nga donator i vetem qe eshte Florent Emini, por si po shifet personat e caktuar mbrenda instucionit te futbollit dojn ti largojn donatort dhe te funksionoj grupi i FFk-es duke shkatrruar investimet e personav qe me shum veshtersi mbajn klubin per nje rini te qyteti te Vitis , por durimit i ka ardhur fundi kemi reagur disa her per referime por ase kush ska marrur masa.

Kerkojm nga FFK posaqerisht krytari Agim Ademi ,Uefa, Prokuria e Shtetit qe te hetojn keta persona qe po e shkatrrojn rinin ton , futbollin dhe donatort.

Fc Vitia”. 

/Zeri.info