Lekndreaj largohet nga Prishtina

Lekndreaj largohet nga Prishtina

Sport April 11, 2021 - 21:58
Detajet

Njëri ndër basketbollistët më të mirë të kombëtares shqiptare, Daniel Lekndreaj, është ndarë nga Sigal Prishtina.

Përmes një njoftimi të lëshuar në llogarinë e tij në “Instagram”, Lekndreaj ka bërë të ditur se për shkak të arsyeve familjare i është dashur të largohet nga klubi.

“Ishte kënaqësi dhe privilegj që të luaj për ekipin e Prishtinës. Kam luajtur me zemër dhe jam munduar të jap maksimumin në secilën ndeshje. Për arsye familjare jam i detyruar të mos jem më pjesë e ekipit që nga dita e sotme,” ka bërë të ditur basketbollisti në fjalë, duke falenderuar kryesinë dhe tifozët e klubit për përkrahjen e dhënë ndaj tij.

Lekndreaj ka luajtur te Prishtina me mesatare prej 13.3 pikëve për ndehsje, 2.6 asistimeve dhe 7.1 kërcimeve.

Prishtina ka siguruar PlayOffin në Superligë, në stinorin më të vështirë për ta. /Zeri.info