Infektuar: 106914
Shëruar: 99628
Vdekur: 2225
Vakia kosovare: Trajneri akuzon se portat në ndeshjen e Ligës së Dytë ishin më të vogla, kërkesa për matje nuk çoi peshë

Vakia kosovare: Trajneri akuzon se portat në ndeshjen e Ligës së Dytë ishin më të vogla, kërkesa për matje nuk çoi peshë

Sport April 13, 2021 - 13:51
Detajet

Vjosa e Shtimes është një ndër skuadrat më të organizuara në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.

Ekipi që drejtohet nga trajneri me shumë perspektivë në futbollin e Kosovës, Erdin Hashani, në ndeshjen e fundit barazoi me Beharin në Vitomiricë të Pejës, me rezultat 0:0, sfidë e cila i takoi xhiros së 22-të.

Image

“Timonieri” Hashani e ka zbuluar një vaki nga kjo ndeshje, e cila e ka dëmtuar skuadrën e tij.

“Në ndeshjen e fundit ndaj Beharit në Vitomiricë portat nuk kanë qenë me dimensione të parapara. Portat kanë qenë më të vogëla dhe jo ashtu siç janë me rregulla (2.44). Çka është për çudi, as delegati dhe as gjyqtari, që e kanë obligim t’i matin portat nëse ekipi kundërshtar kërkon, nuk e kanë bërë një gjë të tillë dhe jemi detyruar të luajmë me porta që nuk janë sipas rregullave”, ka thënë Erdin Hashani në një prononcim për Zeri.info.

Këtë problem Hashani e ka shtruar edhe në emisionin "Sporti Total" në KTV. 

Image

Vjosa mëton të inkuadrohet në Ligën e Parë, ndërkohë që ndodhet në pozitën e katërt me 49 pikë.

Fushë-Kosova i prin tabelës me 57 pikë, Bashkimi i Koretinit zë vendin e dytë me 51 pikë, derisa Rahoveci ndodhet i treti me 50 sosh.

Dy skuadrat që përfundojnë në pozitat e para e sigurojnë nga një “biletë” për Ligën e Parë. /Zeri.info