Dënim i rëndë për gjyqtarin, i cili e anuloi golin e rregullt të Ronaldos në ndeshjen Serbi – Portugali

Dënim i rëndë për gjyqtarin, i cili e anuloi golin e rregullt të Ronaldos në ndeshjen Serbi – Portugali

Sport April 13, 2021 - 15:46
Detajet

Kombëtares së Portugalisë iu mohua javë më parë fitorja në Serbi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Sfidë e zhvilluar në Beograd përfundoi me rezultat 2:2.

Ylli i portugezëve, Cristiano Ronaldo në fund të ndeshjes e shënoi një gol të rregullt, por gjyqtari anësor, Mario Diks, e anuloi me pretekstin se topi nuk e kishte kaluar vijën e fundit.

Federata e Futbollit të Holandës e ka dënuar gjyqtarin anësor.

Ai nuk do të jetë në gjendje të udhëtoj për ndeshjet e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Lajmi konfirmohet nga “Goal”. /Zeri.info