Liga e Kampionëve me dy çerekfinalet e fundit

Liga e Kampionëve me dy çerekfinalet e fundit

Sport April 14, 2021 - 09:09
Detajet

Në Ligën e Kampionëve sot (e mërkure) do të bëhen të ditura dy gjysmëfinalistet e radhës, shkruan Zeri.info.

Liverpooli do t’i bëjë “konak” Real Madridit në “Anfield” në ndeshjen e kthimit.

“Los Blancos” fituan ndeshjen e parë me rezultat 3-1 në Madrid, mirëpo ende asgjë nuk ka përfunduar.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Gjermani.

Borussia Dortmund është nikoqire e Manchester Cityt në ndeshjen e kthimit.

“Citizens” fituan sfidën e parë me rezultat 2-1, pas golit të shënuar në minutën e fundit nga Foden.

Që të dy takimet do të luhen në të njejtin orar, prej orës 21:00.

Në gjysmëfinale dje (e marte) u kualifikuan PSG dhe Chelsea. /Zeri.info