Vrasja e adoleshentit me ngjyrë në SHBA shkakton reagime edhe në ndeshjen e basketbollit në NBA

Vrasja e adoleshentit me ngjyrë në SHBA shkakton reagime edhe në ndeshjen e basketbollit në NBA

Sport April 14, 2021 - 12:27
Detajet

Vrasja e një qytetari me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dielën e kaluar, ka shkaktuar reagime të shumta.

20-vjeçari Daunte Wright u vra nga një oficer policie.

Lojtarët e Minnesota Timberwolves dhe Brooklyn Nets kanë veshur bluza duke reaguar për vrasjen në fjalë.

Image

“Liri dhe drejtësi për të gjithë”, shkruhej në bluzat e veshura nga basketbollistët.

Vdekja e Daunte Wright në Brooklyn shkaktoi disa ditë protesta.

Para takimit kishte edhe një minutë heshtje në nderim të Daunte Wright.

Image

Kishte një heshtje prej lojtarëve para se Nets të mundnin Minnesota 127-97.

Minnesota pas ndeshjes të cilën e humbi me shifrat 127:97, reagoi edhe në rrjetet sociale.

“Ne nuk do të postojmë përmbajtjen tonë të zakonshme. Drejtësi për Daunte Wright”, shkruhet në njoftimin e klubit. /Zeri.info