Pique rikuperohet me kohë për finalen ndaj Bilbaos

Pique rikuperohet me kohë për finalen ndaj Bilbaos

Sport April 14, 2021 - 12:51
Detajet

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Ronald Koeman tamam në kohë për finalen e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos.

Qendërmbrojtësi Pique u stërvit me bashkëlojtarë të martën, që tregon se ai e ka tejkaluar lëndimin dhe është i gatshëm për finale.

Barcelona ka pasur telashe të mëdha në mbrojtje këtë sezon dhe lëndimet e shpeshta veçse i kanë shtuar ato.

Mungesa e Piques, i cili mungoi në 29 ndeshje gjatë këtij sezoni, ka bërë që mbrojtja katalonase të jetë e paqëndrueshme.

Sipas “MARCA”, është e sigurt që Pique do të jetë titullar në finale.