Tare për Muriqin: Në skuadër e respektojnë Muriqin

Tare për Muriqin: Në skuadër e respektojnë Muriqin

Sport April 14, 2021 - 13:07
Detajet

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka komentuar gjendjen aktuale të Vedat Muriqit në Lazio.

Ish reprezentuesi shqiptarë Tare, ka thënë se Muriqi ka kaluar kohë të vështira dhe pas adaptimit do të jetë shumë i dobishëm për futbollin italian.

“Është viti i parë i tij te Lazio, ai u lëndua dy herë dhe gjithashtu u infektua me Covid, që ndikoi edhe në adaptimin e tij.

“Të gjithë në skuadër po e respektojnë Muriqin në skuadër, ne po shpresojmë se ai do të tregojë më të mirën e tij sepse është një lojtar që do të jetë i dobishëm për futbollin italian dhe do ta përfaqësojë Kosovën”.

Vedati ka kontratë deri më vitin 2025. Ai në 26 paraqitje me Lazion në të gjitha garat ka të shënuar 2 gola dhe 1 asistim.