Ndërhyrja më e çuditshme dhe përbuzëse ndodh në futbollin e femrave

Ndërhyrja më e çuditshme dhe përbuzëse ndodh në futbollin e femrave

Sport April 14, 2021 - 13:28
Detajet

Irlanda Veriore te femrat ka arritur që të bëjë historinë duke siguruar një ulëse për Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin 2022, shkruan “Givemesport” përcjell Zeri.info.

Futbollistet e Kenny Shiels bëhen të parat në histori të Irlandës që arrijnë të kualifikohen në një garë të tillë.

Irlanda Veriore mposhti Ukrainën me rezultat 2-0, me golat e Callaghan dhe Caldëell që pas 17 vitesh formim si kombëtare do të luajnë në Euron që do të zhvillohet në Angli.

Sidoqoftë, në këtë ndeshje ndodhi një nga ndërhyrjet më të çuditshme që kanë parë fansat e futbollit.

Futbollistja e Ukrainës, Natiya Pantsulaya ndërhyri në sulmuesën irlandeze Sarah McFadden edhe pse topi veçse po i shkonte portierës së Ukrainës.

Video e kësaj ndërhyrje u bë virale. 

/Zeri.info