Paul Pogba nënshkruan kontratë me Amazonën

Paul Pogba nënshkruan kontratë me Amazonën

Sport April 14, 2021 - 15:08
Detajet

Futbollisti francez Paul Pogba ka nënshkruar kontratë me Amazonën për bërë një dokumentar, transmeton “Deadline” përcjell Zeri.info.

Ylli I Manchester United do të bëjë këtë dokumentar për jetën e tij dhe do të quhet “The Pogmentary”.

Premierën për t’u transmetuar do ta ketë në vitin tjetër.

Paul Pogba po kalon edicionin e pestë te “djajtë e kuq” dhe në dokumentar ka material për të treguar, duke e parë karrierën e tij në nivel klubesh dhe shtetesh, ku me Kombëtaren e Francës e fitoi Kampionatin Botëror të 2018-ës. /Zeri.info