Ylli, kampioni i parë dhe historik në Ligën Unike

Ylli, kampioni i parë dhe historik në Ligën Unike

Sport April 14, 2021 - 20:58
Lajmet e fundit nga sporti

KB Golden Eagle Ylli është shpallur kampion në edicionin e parë dhe historik të Ligës Unike, shkruan Zeri.info.

Skuadra suharekase ka mposhtur në finale Pejën në një ndeshje që kampioni u mësua vetëm në çastet e fundit të ndeshjes.

Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën “Dhimitraq Goga” në Durrës ka përfunduar me rezultatin 79-82.

Erjon Kastrati ishte më meritori në këtë fitore të Yllit, duke shënuar 21 pikë. Ai u ndihmua edhe nga Mitchel Wilbekin që shtoi 18 pikë tjera.

Kurse, te Peja sonte u dallua AJ Walton që shënoi 25 pikë.

/Zeri.info