Dortmundi kalon në epërsi ndaj Manchester Cityt

Dortmundi kalon në epërsi ndaj Manchester Cityt

Sport April 14, 2021 - 21:19
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e Borussia Dortmundit ka shënuar golin e parë dhe të epërsisë ndaj Manchester Cityt, shkruan Zeri.info.

Në “Signal Iduna Park”, Dortmundi dhe City janë duke zhvilluar ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Vendasit kanë arritur të dalin të parët në epërsi, 1-0, pas golit të shënuar nga Jude Bellingham në minutën e 15-të.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në “Etihad Stadium” kishte përfunduar me fitoren 2-1 të Manchester Cityt. /Zeri.info