City barazon rezultatin ndaj Dortmundit, shënon Mahrez

City barazon rezultatin ndaj Dortmundit, shënon Mahrez

Sport April 14, 2021 - 22:13
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e Machester Cityt ka shënuar golin e parë dhe të barazimit në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit, shkruan Zeri.info.

Në “Signal Iduna Park”, Dortmundi dhe City janë duke zhvilluar ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Mysafirët tashmë kanë barazuar rezultatin në 1-1. Golin për “Qytetarët” e shënoi Riyad Mahrez nga pika e bardhë në minutën e 52-të.

 

 

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në “Etihad Stadium” kishte përfunduar me fitoren 2-1 të Manchester Cityt. /Zeri.info