Sonte mësohen gjysmëfinalistet në Ligën e Evropës
Sport
April 15, 2021 - 08:15
Lajmet e fundit nga sporti
Sonte (e enjte) zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale në Ligën e Evropës, shkruan Zeri.info.
Vëmendja kryesore pritet të jetë në Pragë të Çekisë, aty ku takohen Slavia Prague dhe Arsenali. Ndeshja e parë mes tyre kishte përfunduar 1-1.
Manchester United e pret Granadan dhe është afër kalimit në gjysmëfinale, pasi ndeshjen e parë “Djajtë e Kuq” e fituan 2-0.
Roma – Ajax dhe Villarreal – Dinamo Zagreb janë dy ndeshjet tjera që zhvillohen sonte.
Roma ndeshjen e parë e fitoi 2-1, kurse Villarreali 1-0.
Ndeshjet e sontme nisin nga ora 21:00. /Zeri.info