Zidane: E merituam kualifikimin, jam krenar me karakterin e futbollistëve të mi

Zidane: E merituam kualifikimin, jam krenar me karakterin e futbollistëve të mi

Sport April 15, 2021 - 08:54
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se skuadra e tij ka merituar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Të mërkurën mbrëma, Real Madridi dhe Liverpooli luajtë baras dhe pa gola në “Anfield”, por madrilenët kaluan tutje falë fitores 3-1 në “Alfredo di Stefano”.

"Ne e meritonim të shkonim më tej, dhe unë jam i lumtur për djemtë. Falë kësaj, ne do të marrim një energji për fund të sezonit. Por, ne ende nuk kemi fituar asgjë. Jam krenar për atë që po bëjmë dhe tani duhet të pushojmë dhe të shijojmë rezultatin.

Ne kemi luajtur tre ndeshje me të vërtetë të rëndësishme gjatë javës së fundit dhe ne jemi të kënaqur me rezultatet. Nuk është e lehtë për të arritur atë që kemi arritur në këtë fazë të sezonit.

Jam krenar për karakterin e lojtarëve. Kur shtyhen në mur, kur gjithçka shkon keq, ato tregojnë unitet. Mbi të gjitha më pëlqen karakteri i djemve” – u shpreh Zidane pas ndeshjes.

Real Madridi në gjysmëfinale do të takohet me një tjetër skuadër angleze, Chelsean. /Zeri.info