Fshihet postimi nga llogaria e Fodenit lidhur me Mbappen, pasi u publikua pa lejen e lojtarit

Fshihet postimi nga llogaria e Fodenit lidhur me Mbappen, pasi u publikua pa lejen e lojtarit

Sport April 15, 2021 - 09:27
Lajmet e fundit nga sporti

Postimi i Phil Foden në rrjetin social “Twitter” është bërë pa lejen e tij, shkruan Zeri.info.

Të mërkurën mbrëma, Manchester City fitoi 1-2 në udhëtim te Borussia Dortmundi, duke kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Pas ndeshjes, një postim në llogarinë zyrtare të Phil Fodenit në “Twitter” mori reagime të shumta.

“Kylian Mbappe a je gati” – thuhej në atë postim, i cili pastaj është fshirë, pasi nuk është publikuar me lejen e yllit anglez.

Image

Korrespodenti i klubit të Manchester Cityt, Sam Lee, bëri me dije se ai postim u bë nga kompania që administron llogarinë e tij.

Ndryshe, Manchester City dhe Paris Saint-Germain do të takohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Zeri.info