Drita dhe Ballkani vazhdojnë luftën për titull pa gabime, shënojnë fitore si mysafire

Drita dhe Ballkani vazhdojnë luftën për titull pa gabime, shënojnë fitore si mysafire

Sport April 18, 2021 - 15:47
Lajmet e fundit nga sporti

Sot (e diel) u zhvilluan dy ndeshjet e fundit e javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Dy skuadrat pretedente për titull, Drita dhe Ballkani fituan ndaj skuadrave që po luftojnë për mbijetesë.

Kampionia në fuqi, Drita, mposhti në udhëtim Trepça ’89 me rezultat 0-1.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Festim Alidema nga penaltia.

Me këtë fitore Drita vazhdon të jetë lideri i Superligës me 64 pikë, ndërsa mitrovicasit mbesin në pozitën e gjashtë me 35 pikë të grumbulluara.

Ballkani fitoj ndaj Feronikelit me rezultat 0-2 duke I rrëmbyer tre pikë të rëndësishme për luftën për titull.

Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku realizuan golat për skuadrën nga Suhareka.

Ballkani me këtë fitore arrin në kuotën e 61 pikëve në pozitën e dytë, ndërsa Feronikeli ka 34 pikë në pozitën e shtatë.

 

Si zakonisht, ne do t’iu mbajmë të informuar për çdo gjë rreth tyre.

Feronikeli - Ballkani 0:2

-Përfundon sfida!

90+2′ Mevlan Zeka (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje të palejuar.

+3 minuta shtesë!

83′ Marko Milickovic (Fer) gjuan brenda zonës, por pret Damir Luljanovic.

82′ Zëvendësimte te Feronikeli: Marko Milickovic dhe Jean Da Silva inkuadrohen në vend të Damir Kojasevic dhe Argjend Malajt.

79′ Arbër Hoxha (Ball) gjuan brenda zonës, por pret Florian Smakiqi.

77′ Zëvendësime te Ballkani: Visar Berisha, Arbër Hoxha dhe Mevlan Zeka inkuadrohen në vend të Kushtrim Gashit, Ermal Krasniqit dhe Mirlind Dakut.

76′ GOOOOOL! Mirlind Daku (Ball) ka realizuar nga penaltia për ta dyfishuar rezultatin, 0-2.

75′ Nazmi Gripshi (Ball) ndalet brenda zonës nga Argjend Malaj, ndërkohë gjyqtari kryesor Besfort Kasumi akordon penalti për skuadrën mysafire.

70′ Blend Baftiu (Ball) gjuan me kokë, por vetëm jashtë portës.

68′ Zëvendësim te Feronikeli: Adem Maliqi inkuadrohet në vend të Mendurim Hotit.

66′ Albert Dabiqaj (Fer) gjuan brenda zonës me volej, por topi shkon lartë mbi portë.

65′ Mendurim Hoti (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë, pasi që e ndali në mënyrë të palejuar Blend Baftiun.

57′ Ermal Krasniqi (Ball) depërton bukur dhe gjuan brenda zonës, por pret Florian Smakiqi.

51′ Yll Hoxha (Fer) qëllon traversën pas një goditje të fuqishme nga afërsia.

48′ Besmir Bojku (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesin e fushës të shkaktuar te Blendi Baftiu.

46′ Mirlind Daku (Ball) gjuan nga afërsia pas harkimit të Nazmi Gripshit, por topi shkon mbi portë.

-Fillon pjesa e dytë

- Përfundon pjesa e parë me epërsi minimale (0-1) të Ballkanit.

38' Edvin Kuc gjuan nga zona e 16-metërshit, topi shkon shumë pranë portës së Florjan Smakiqit.

34' GOOOL! Ballkani kalon në epërsi 0-1, realizon Ermal Krasniqi.

31' Përparim Islami gjuan nga distanca, Ljuljanovic me ndihmën e traversës dërgon topin në këndore.

30' Kalon gjysmë ore lojë në Drenas, rezultati ende i barabartë.

16' Tenton edhe Mirlind Daku me të majtën, por topi shkon fare pranë portës.

10' Mysafirët rrezikojnë sërish, Ermal Krasniqi gjuan pranë portës.

6' Edvin Kuc gjuan me volej prej brenda zonës, goditja e tij shkon pranë portës.

5' Provon Ermal Krasniqi, por gjuajtja e tij shkon jashtë portës.

1' Fillon ndeshja në "Rexhep Rexhepi" të Drenasit.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Thaqi, Malaj, Lladrovci, Islami, Hoxha, Bojku, Dabiqaj, Hoti, Kojasevic, Simonovski. Kryetrajner: Klodian Duro.

Ballkani: Luljanovic, Thaqi, Jashanica, Prekazi, Potoku, Gashi, Kuc, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Daku. Kryetrajner: Bledi Shkëmbi.

Trepça '89 - Drita 0:1

-Përfundon takimi!

90+2′ Zëvendësim te Drita: Drilon Islami inkuadrohet në vend të Erjon Vucajt.

+5 minuta shtesë!

88′ Zëvendësim te Drita: Ergyn Ahmeti inkuadrohet në vend të Astrit Fazliut.

86′ Zëvendësim te Trepça ’89: Robert Rrahmani inkuadrohet në vend të Nene.

85′ Hamdi Namani (Dri) realizon me kokë, por që anulohet për shkak të pozitës jashtë loje.

82′ Muharrem Jashari (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të protestave.

75′ Zëvendësim te Drita: Bujar Shabani inkuadrohet në vend të Festim Alidemës..

74′ Astrit Fazliu (Dri) i vetmuar me ‘gardianin’ Darko Tofiloski gjuan jashtë portës së tij.

72′ Zëvendësime te Trepça ’89: Valon Dedia dhe Zeki Ademi inkuadrohen në vend të Muhamed Darëish dhe Rilind Nimanit.

67′ Erjon Vucaj (Dri) gjuan me të majtën nga jashtë zonës, por pret Darko Tofiloski.

62′ Zëvendësim te Trepça ’89: Chivaviro inkuadrohet në vend të Albion Pllanës.

56′ Festim Alidema (Dri) depërton bukur brenda zonës, por Sadat Berisha i largon topin në momentet e fundit, duke shpëtuar gol të sigurtë.

54' GOOOL! Drita në epërsi, shënon nga pika e bardhë Festim Alidema!

Image

52′ Ilir Blakçori (Dri) ndalet brenda zonës nga mbrojtësi Albion Pllana, ndërkohë gjyqtari kryesor Alban Shala akordon penalti për skuadrën mysafire.

50′ Festim Alidema (Dri) gjuan nga ndërprerja, por topi shkon mbi portë.

- Fillon pjesa e dytë

- Pjesa e parë mbyllet baras dhe pa gola.

38' Erjon Vucaj tenton edhe një herë nga largësia, por pret Darko Tofiloski.

30' Kalon gjysmë ore lojë në Mitrovica, rezultati ende i barabartë.

26' Erjon Vucaj tenton gjuan rrezikshëm nga largësia, topi shkon pranë shtyllës pingule.

24' Muharrem Jashari gjuan fuqishëm prej brenda zonës, por pret Faton Maloku, i cili dërgon topin në këndore.

14' Sadat Berisha ndëshkohet me karton të verdhë.

9' Vendasit kërkojnë penallti, por gjyqtari kryesor, Alban Shala, thotë se loja duhet të vazhdojë.

1' Fillon ndeshja në "Riza Lushta" të Mitrovicës.

Formacionet zyrtare:

Trepça '89: Tofiloski, Pllana, Berisha, Mashau, Nimani, Ard.Muja, Darëish, ArbMuja, Jashari, Shala, Nene. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi.

Drita: Maloku, Limani, Arago, Cuculi, Blakqori, Namani, Vucaj, Fazliu, Shabani, Alidema, Haxhimusa. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.

/Zeri.info