Atalanta mposhtë Juventusin, ia rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

Atalanta mposhtë Juventusin, ia rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

Sport April 18, 2021 - 17:02
DETAJET

Atalanta ia ka dal të triumfojë ndaj Juventusit, përballje e vlefshme për xhiron e 31-të në Seria A.

Vendasit ia dolën të fitojnë me rezultat minimal 1 – 0.

Goli nuk erdhi deri në fundin e ndeshjes, meqenëse asnjëra nga skuadrat nuk i konkretizojë rastet.

Ishte Malinovsky që me një gjuajtje të bukur nga distanca, mposhti mbrojtjen dhe portierin e “Bianconerëve” (87′).

Mund të thuhet se te Juventusi, mungesë mjaftë e madhe ishte superylli portugez Cristiano Ronaldo.

Me këtë fitore, Atalanta ngritët në pozitën e katërt me 64 pikë, derisa Juventus një pozitë me poshtë me 62 sosh.

Berat Gjimshit luajti tërë takimin për Atalantan. /Zeri.info