Gjiganti spanjoll refuzon pjesëmarrjen në Superligën e Evropës

Gjiganti spanjoll refuzon pjesëmarrjen në Superligën e Evropës

Sport April 19, 2021 - 21:21
Detajet

Sevilla ka refuzuar kërkesën për t’i bashkuar Superligës Evropiane, raporton gazetari Fabrizio Romano, përcjell Zeri.info.

Skuadra spanjolle nuk do t’i bashkohet Real Madridit, Barcelonës dhe Atletico Madridit në Superligën e Evropës nga kampionati spanjoll.

“Nuk do të marrim pjesë në Superligë, jam krenar me klubin” ka deklaruar drejtori sportiv i Sevillës, Ramon Rodriguez.

Përpos tri klubeve spanjolle që i përmendëm më lartë, në Superligën e Evropës kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe 9 klube tjera nga Anglia dhe Italia. /Zeri.info