Bayern Munich kryen detyrën, afër titullit

Bayern Munich kryen detyrën, afër titullit

Sport April 20, 2021 - 22:25
Detajet

Bayern Munich u përballë me Bayer Leverkusenin në kuadër të javës së 30-të në Bundesligë, transmeton Zeri.info.

“Bavarezzët” mposhti në “Allianz Arena” skuadrën e Leverkusenit me rezultat 2-0.

Kampioni në fuqi e kreu punën brenda 13 minutave, duke shënuar me Maxim Choupo-Moting në minutën e shtatë dhe më Joshua Kimmich në minutën e 13-të.

Skuadra e Flickut po kalon formë të mirë në ligë, mirëpo nga Liga e Kampionëve u eliminua pasi që PSG në dy lojë kishte rezultatin që e dërgoi në gjysmëfinale.

Bayerni që është në rrugë për të fituar titullin e nëntë radhazi në Bundesligë, pas kësaj fitore ka 71 pikë si lider, kurse mysafirët mbetën në pozitën e gjashtë me 47 pikë të arkëtuara. /Zeri.info