Ramadani: U eliminuan, por fituam futbollistë të rinj

Ramadani: U eliminuan, por fituam futbollistë të rinj

Sport April 21, 2021 - 17:24
DETAJET

Prishtina nuk do të ketë mundësinë që ta mbrojë trofeun e Kupës së Kosovës, pasi që u eleminua në gjysmëfinale nga skuadra e Llapit.

Trajneri i kësaj skuadre, Zekirija Ramadani kishte vendosur për t’i pushuar futbollistët për këtë takim, por thotë se nuk e priti një Llap kaq të dobët.

“Një urim të madh për futbollistët që morën besimin nga stafi. Nuk pritëm që mund ta gjejmë Llapin kaq të dobët dhe t’i shënojmë dy gola. Ngarkesa ishte shumë e madhe për ne, për shkak të ndeshjes në fundjavë. Lilaj në fund të pjesës së parë pati një lëndim. Shpresoj që të mos ketë diçka serioze. Ekipi luajti mirë dhe dha maksimumin. U eliminuam, por fituam futbollistë të rinj”, theksoi pas ndeshjes Ramadani.

Kujtojmë që dueli i dytë i gjysmëfinales së Kupës ndërmjet Llapit dhe Prishtinës përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, kurse takimi i parë kishte përfunduar me rezultat 2-3 në favor të llapjanëve.