Milan befasohet nga Sassuolo, lëshon pikë në luftën për titull

Milan befasohet nga Sassuolo, lëshon pikë në luftën për titull

Sport April 21, 2021 - 20:21
DETAJET

Serie A sot (e mërkure) në program ka ndeshjet e vlefëshme për javën e 32-të, raporton Zeri.info.

Milan në “San Siro” priti skuadrën e Sassuolos e cila e befasoi në pjesë të dytë duke e mposhtur me rezultat 1-2.

“Kuqezinjtë” kaluan të parët në epërsi me golin e turkut Hakan Calhanoglu i cili shënoi në minutën e 30-të.

Megjithatë, kjo ishte e tëra nga vendasit, pasi që në të 76-ën minutë mysafirët shënuan me Giacomo Raspadori dhe i njejti lojtar shënoi edhe në minutën e 83-të duke ia sjellur fitoren Sassuolos.

“Rossoneri” po kalojnë formën më të mirë në dhjetë vitet e fundit në elitën e futbollit italian, pas kësaj humbje mbeten në pozitën e dytë me 66 pikë.

Sassuolo pas fitores renditën në vendin e tetë me 49 pikë të grumbulluara. /Zeri.info