Infektuar: 106914
Shëruar: 99628
Vdekur: 2225
Perez: Pa Superligën Evropiane, askush s'mund t'i blejë Mbappen e Haalandin

Perez: Pa Superligën Evropiane, askush s'mund t'i blejë Mbappen e Haalandin

Sport April 22, 2021 - 10:45
Lajmet e fundit nga sporti

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se asnjë klub nuk mund t’i transferojë futbollistët si Kylian Mbappe e Erling Haaland, nëse nuk ka Superligë Evropiane, shkruan Zeri.info.

Të dy futbollistët kanë qenë të lidhur me transferim te klubi mbretëror, por kjo duket vështirë e arritshme.

I pari i “Los Blancos” ka deklaruar se gjatë afatit kalimtar të verës nuk pritet të ndodhin transferime të mëdha.

“Në përgjithësi, nuk do të ketë transferime të mëdha këtë verë. Kur paratë nuk rrjedhin nga klubet e pasura në klubet e varfra, të gjithë vuajnë” – ka thënë fillimisht Perez për “El Larguero”.

“Pa Superligën, është e pamundur të bësh transferime si Mbappe dhe Haaland. Jo vetëm Real Madridi, por në përgjithësi. Nëse nuk nënshkruajmë Mbappen këtë verë, nuk mendoj se ndonjë tifoz do të qëllojë veten në kokë. Ata e dinë që ne po bëjmë më të mirën dhe nëse gjërat nuk ndodhin, kjo është për shkak se ato janë të pamundura” – ka deklaruar Perez. /Zeri.info