Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Driton Kuka kërkon krijimin e Këshillit Kombëtar të Sportit

Driton Kuka kërkon krijimin e Këshillit Kombëtar të Sportit

Sport May 04, 2021 - 13:48
Detajet

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, përmes një postimi në rrjetin e tij social ka bërë thirrje për krijimin e Këshillit Kombëtar të Sportit në Kosovë. Nder tjera ai ka shtuar se kjo nuk duhet të ndërtohet sipas votave, por me kritere.

Këshilli Kombëtar i Sportit domosdoshmëri. Me njerëz me kredibilitet të lartë personal,me bagazh të sportistit e jo turistit. Organizatat Sportive janë mbushur me njerëz që askush si njeh për kontribut në Sport dhe kjo është ba trend”, ka thënë Kuka, teksa është ankuar edhe për analizën që po i bëhet përformancave të federatave sportive.

“Disa garues shkojnë në Kampionate Evropiane e Botërore e raportohet se janë thyer rekordet e Kosovës,pse ky fenomen,atje shkohet të garohet me shtete tjera e jo e kundërta”, ka shtuar Kuka.

Sipas, Kukës në Kosovë ka shumë federata sportive, por që janë shumë pak serioz në prezantimin e vendit në garat ndërkombëtare.

“Nese shikohet numri i federatave e shohim një numër të madh të tyre,por sa prej tyre janë serioze në prezentim dinjitoz ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

Trajneri pejan ka aluduar se Këshilli Kombëtar i Sportit do të sjellte një analizë më e mirëfilltë dhe do të dihej se sa sportet kanë fituar medalje dhe nga sa do të ndahen mjetet për federatat, trajner dhe sportistë.

Selektori i Kosovës në xhudo kategorizimin e sporteve e ka quajtur “hajgare” duke e llogaritur atë vetëm në një rezultat elitar.

Në zgjedhjet e fundit për zgjedhjen e bordit ekzektutiv në Komitetin Sportiv, federata e xhudos nuk ka asnjë përfaqësuese, pasi drejtuesit e tyre nuk kanë marrë besimin në Asamblenë e fundit.

Image