Arbëria mposht Ballkanin në Suharekë, Drenica fiton ndaj Llapit në ndeshjen e gjashtë golave
Sot (e enjte) janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.
Arbëria ka shkaktuar befasi, duke e mposhtur skuadrën pretedente për titull, Ballkanin. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë ka përfunduar me rezultatin 2-3.
Kreshnik Bahtiri shkëlqeu edhe sot te Arbëria duke shënuar dy gola, teksa një e shënoi edhe Agon Llugiqi. Kurse, për suharekasit realizuan Arbër Shala dhe Arbër Hoxha.
Në ndeshjen tjetër, Drenica ka shënuar fitore ndaj Llapit në ndeshjen e gjashtë golave. Ndeshja e zhvilluar sot në "Bajram Aliu" ka përfunduar me rezultatin 4-2.
Anthony Monin (autogol), Donal Rapo, Osman Mëziu dhe Gentrit Dumani shënuan golet e fitores për vendasit, kurse golat për mysafirët u shënuan nga Amir Hossari dhe Sava Gardasevic.
Ballkani – Arbëria 2:3
- Përfundon ndeshja, Arbëria merr pikët e plota në Suharekë.
+4 minuta lojë shtesë.
90' GOOOL! Arbër Hoxha shënon për Ballkanin, rezultati momental 2-3.
68' Blend Baftiu gjuan me kokë, por nuk ia del të shënoi.
66' GOOOL! Arbëria po udhëheq 1-3, shënon Agon Llugiqi.
57' Arbër Hoxha nuk shënon nga afërsia.
53' Aldin Adzovic ndëshkohet me karton të verdhë.
47' GOOOL! Arbëria rikthen epërsinë në 1-2, shënon sërish Kreshnik Bahtiri.
- Fillon pjesa e dytë.
- Përfundon pjesa e parë 1-1.
+3 minuta lojë shtesë.
43' GOOOL! Ballkani barazon rezultatin në 1-1, Arbër Shala shënon gol të bukur nga distanca.
32' Aldin Adzovic tenton nga gjuajtja e lirë, centimetrat e shpëtojnë Ballkanin.
30' Nazmi Gripshi gjuan fuqishëm nga distanca, topi shkon mbi portë.
24' Zëvendësim i detyruar te Ballkani: Mevlan Zeka largohet shkaku i lëndimit, inkuadrohet Arbër Hoxha.
17' Meriton Korenica gjuan fuqishëm, por pret Miftari.
7' GOOOL! Arbëria kalon në epërsi, shënon Kreshnik Bahtiri.
1' Fillon ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Ljuljanovic, Miftaraj, Gripshi, Korenica, Shala, Krasniqi, Kuc, Bytyqi, Jashanica, Baftiu, Zeka. Kryetrajner: Bledi Shkëmbi.
Arbëria: Miftari, Zabergja, Bahtiri, Llugiqi, Hyseni, Avdulli, Lika, Ibrahimi, Adzovic, Beqiri, Lekaj. Kryetrajner: Arbnor Morina.
Drenica – Llapi 4:2
- Përfundon ndeshja, Drenica mposht Llapin.
87' GOOOL! Reagim i shpejt nga Drenica, Gentrit Dumani shënon për 4-2.
86' GOOOL! Sava Gardasevic shënon për Llapin, rezultati momental 3-2.
78' GOOOL! Shënon Osman Mëziu, Drenica po udhëheq 3-1.
70' Hysen Tahiri provon nga distanca, por pret gardiani i Llapit.
48' GOOOL! Donald Rapo shënon gol të bukur nga distanca, Drenica në epërsi 2-1.
- Fillon pjesa e dytë.
- Pjesa e parë mbyllet baras, 1-1.
32' Ramadani tenton nga largësia, topi përfundon në duart e Ymerit.
9' GOOOL! Llapi barazon rezultatin në 1-1, shënon Amir Hossari.
5' GOOOL! Drenica kalon në epërsi 1-0, Monin i Llapit shënon autogol.
1' Fillon ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Drenica: Ymeri, Gjoni, Ramadani, Elshani, Bejta, Lushtaku, Denisson, Rapo, Uka, Qaqi, Zabergja. Kryetrajner: Sami Sermaxhaj.
Llapi: Ajeti, Musa, Hossari, Monin, Zhdrella, Hyseni, Krasniqi, Zeqiri, Al.Ramadani, Sava, Aliu. Kryetrajner: Tahir Batatina.
/Zeri.info