Pfizer dhe BioNTech japin vaksina për atletët olimpikë

Pfizer dhe BioNTech japin vaksina për atletët olimpikë

Sport May 06, 2021 - 23:21

Zhvilluesit e vaksinave Pfizer dhe BioNTech do të dhurojnë doza për të vaksinuar atletë dhe zyrtarë që përgatiten për Lojërat Olimpike të Tokios.

Dorëzimi i dozave është vendosur të fillojë këtë muaj për t’u dhënë delegacioneve olimpike kohë që të vaksinohen plotësisht edhe me dozën e dytë para se të mbërrijnë në Tokio për lojërat të cilat hapen më 23 korrik.

Kjo është marrëveshja e dytë e madhe e vaksinimit për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Një marrëveshje  tillë u njoftua në mars midis IOC dhe zyrtarëve olimpikë në Kinë për të blerë dhe shpërndarë vaksinat kineze përpara Lojërave të Tokios dhe Lojërave Dimërore të Pekinit të vitit të ardhshëm, raporton AP, transmeton KlanKosova.

Oferta e re Pfizer i jep IOC-së (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar) mbulim më të madh në të gjithë botën përpara Tokios me shumicën e vendeve që ende nuk kanë autorizuar përdorimin emergjent të vaksinave kineze.

“Njoftojmë atletët dhe delegacionet pjesëmarrëse të Lojërave të ardhshme Olimpike dhe Paraolimpike të kuptojnë mirë se kur dhe ku do t’i marrin vaksinat,” tha Presidenti i IOC, Thomas Bach.

Dhurimi i Pfizer ndodhi pas bisedimeve midis kryetarit të firmës dhe CEO, Albert Bourla dhe kryeministrit japonez Yoshihide Suga.

“Pas kësaj bisede, qeveria Japoneze pati një takim me IOC dhe tani plani i dhurimit të vaksinave është realizuar”, thuhet nw njoftimin e Pfizer.

IOC tha se çdo program vaksinimi duhet të bëhet në përputhje me udhëzimet e vaksinimit të secilit vend dhe në përputhje me rregulloret lokale.

Marrëveshja e vaksinave IOC-Kinë përfshin dy doza që që do t’i marr secili pjesëmarrës Olimpik.

Komiteti Olimpik Spanjoll tha se gati 600 anëtarët e delegacionit të tij që udhëtojnë në Japoni do të fillojnë të vaksinohen me doza Pfizer këtë muaj.

Vende të tjera, përfshirë Australinë, Korenë e Jugut dhe Italinë, gjithashtu kanë bërë marrëveshje për të vaksinuar ekipet e tyre.