Ramadani afër një rekordi që asnjë trajner në Kosovë nuk e ka arritur: Kampion me tri ekipe të ndryshme

Ramadani afër një rekordi që asnjë trajner në Kosovë nuk e ka arritur: Kampion me tri ekipe të ndryshme

Sport May 07, 2021 - 11:58
Detajet

Zekirija Ramadani është afër një rekordi që asnjë trajner në Kosovë nuk e ka arritur: Kampion me tri klube të ndryshme. 

Trajneri nga Maqedonia e Veriut e mori Prishtinën pak ditë pa filluar edicioni 2020/2021, ndërsa nga shumë kush në taborin bardhekaltër u prit me pesimizëm.

Ai erdhi për ta zëvendësuar Armend Dallkun, i cili kishte fituar Kupën e Kosovës, por kishte dështuar ta fitojë titullin.

Shto kësaj që nga skuadra ishin larguar disa nga yjet e sezonit të shkuar si Visar Bekaj, Armend Thaqi, Ahmed Januzi e Meriton Korenica.

Image

Por klubi arriti t’i zëvendësojë lojtarët, por edhe stafin e larguar, ndërsa kur kanë mbetur edhe tri xhiro pa u mbyllur kampionati, titulli po i buzëqeshë Prishtinës.

Ramadani nuk e nisi mirë me Prishtinën, pasi në nëntë ndeshje ai mori vetëm tri fitore, dy barazim dhe kishte katër humbje, rezultate që nuk kapërdihet lehtë në kampin bardhë e kaltër, shkruan GazetaOlle.

Image

Humbja nga Drenica solli edhe dorëheqjen e trajnerit, por që nuk u pranua nga kryesia e klubit, ndërsa pas besimit të dhënë Ramadani nuk u dorëzua edhe kur ishte -14 pikë nga kreu i renditjes.

Ai shkriu renditjen dal nga dal, ndërsa sot kur kanë mbetur edhe tri xhiro është lider me 72 pikë, tri më shumë se Drita dhe pesë më shumë se Ballkani.

Ramadani është afër një rekordi të pa arritur më parë në futbollin kosovar. Ai mund të bëhet trajneri i parë që e ka fituar titullin me tre klube të ndryshime.

Fillimisht ‘Zeka’ e fitoi titullin me Trepçën’89 që është i pari i tij në Kosovë, por edhe i klubit mitrovicas. Ai e fitoi titullin në sezonin 2016/2017.

Pas dy vjetësh ai zbarkoi në Drenas në stadiumin “Rexhep Rexhepi”. Edhe aty viti u kurorëzua me titullin kampion, që ishte i dyti i tij.

Tani Ramadani është afër titullit të tretë me tre klube të ndryshe, shkruan GazetaOlle.

Dy trajnerë të tjerë që e kanë fituar titullin me dy klube të ndryshme janë Afrim Tovërlani (Prishtina dhe Feronikeli) dhe Gani Sejdiu (Trepça dhe Feronikeli).

Image

Zeka është afër historisë, ndërsa do ta rikthej titullin te Prishtina pas shtatë vitesh mungesë.