Akil Gjakova bëhet baba për herë të parë
Sport
May 07, 2021 - 13:00
Detajet
Kampioni i Evropës në xhudo, Akil Gjakova, është bërë baba për herë të parë.
25-vjeçari e ka bërë të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale.
Ai ka postuar një foto të foshnjës në Instagram dhe ka konfirmuar se fëmija i tij i parë është djalë.
Akili ka vendosur t’ia lërë emrin Mal. /Zeri.info