Bayern Munich e feston titullin me fitore të thellë ndaj Borussia Monchengladbach

Bayern Munich e feston titullin me fitore të thellë ndaj Borussia Monchengladbach

Sport May 08, 2021 - 20:18
Lajmet e fundit nga sporti

Bayern Munich e ka festuar titullin e kampionit në mënyrë të mundshme, me fitore bindëse, shkruan Zeri.info.

“Bavarezët” shënuan fitore të thellë ndaj Borussia Monchengladbachit në kuadër të javës së 32-të.

Në fakt, sot skuadra e drejtuar nga Hansi Flick siguroi titullin para fillimit të kësaj ndeshje, falë humbjes së Leipzigut.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 6-0.

Robert Lewandowski shkëlqeu në këtë ndeshje duke realizuar “het-trik”, teksa tre golat tjerë u shënuan nga Thomas Muller, Kingsley Coman e Lorey Sane.

Bayern Munich tani ka 74 pikë në krye të tabelës, kurse Borussia Monchengladbach mbetet me 46 pikë në pozitën e shtatë. /Zeri.info