Chelsea fiton në frymën e fundit ndaj Cityt dhe rrëmben pozitën e tretë në tabelë

Chelsea fiton në frymën e fundit ndaj Cityt dhe rrëmben pozitën e tretë në tabelë

Sport May 08, 2021 - 20:28
Lajmet e fundit nga sporti

Chelsea ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e javës së 35-të ndaj Manchester Cityt në Premier Ligë, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Etihad Stadium” ka përfunduar me rezultatin 1-2, me londinezët që siguruan fitoren në çastet e fundit të ndeshjes.

Raheem Sterling kaloi vendasit fillimisht në epërsi në minutën e 44-të, teksa “Blutë” përmbysen gjithçka me golat e Hakim Ziyech dhe Marcos Alonsos në minutat 63 dhe 90+2.

“Qytetarët” mbesin lider në tabelë me 80 pikë, 13 më shumë se Manchester United që ka dy ndeshje më pak.

Kurse, Chelsea tani ka 64 pikë dhe është ngritur në pozitën e tretë, me një pikë më shumë se Leicester City që tani pozicionohet i katërti. /Zeri.info