KV Peja shpallet kampione, e fiton edhe ndeshjen e tretë finale ndaj Dritës

KV Peja shpallet kampione, e fiton edhe ndeshjen e tretë finale ndaj Dritës

Sport May 08, 2021 - 22:10
Lajmet e fundit nga sporti

KV Peja është shpallur kampione në Superligë për sezonin 2020/21, shkruan Zeri.info.

Klubi i volejbollit Peja e ka fituar edhe ndeshjen e tretë të serisë së finaleve në elitën e volejbollit te meshkujt, duke mposhtur Dritën 3 me 2 (18:25; 25:22; 20:25; 25:18; 15:4), raporton FVK.

Në një ndeshje shumë interesante, fituesin e ka përcaktuar tie-break, duke e vazhduar dramën në pesë sete.

Peja me ketë sukses, arrin të fitojë trofeun e dytë këtë edicion, pas triumfit edhe në Kupën e Kosovës në volejboll te djemtë. /Zeri.info

Kv Pejaaa Kampion ë 2020/21

Posted by KV PEJA on Saturday, 8 May 2021