Liverpooli s'dorëzohet në garën për një vend në top katërshe, fiton me rezultat të pastër ndaj Southamptonit

Liverpooli s'dorëzohet në garën për një vend në top katërshe, fiton me rezultat të pastër ndaj Southamptonit

Sport May 08, 2021 - 23:08
Lajmet e fundit nga sporti

Liverpool ka shënuar fitore të rëndësishme sonte, duke mbajtur gjallë shpresat për të siguruar një vend në top katërshe, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Premier Ligë, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi si vendase ndaj Southamptonit.

Ndeshje e zhvilluar sonte në “Anfield Road” ka përfunduar me rezultatin 2-0.

Sadio Mane dhe Thiago Alcantara shënuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.

Liverpooli tani ka 57 pikë dhe ngritet në pozitën e gjashtë, teksa në mesjavën e ardhshme e luan ndeshjen e mbetur nga java e kaluar ndaj Manchester Unitedit.

Kurse, Southampton mbetet me 37 pikë në pozitën e 16-të. /Zeri.info