Fiorentina 0-2 Napoli: Notat e Rrahmanit, Hysajt dhe të tjerëve

Fiorentina 0-2 Napoli: Notat e Rrahmanit, Hysajt dhe të tjerëve

Sport May 16, 2021 - 15:23
Lajmet e fundit nga sporti

Napoli ka vazhduar me fitore në Serie A dhe me garën për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të dhe të parafundit, napolitanët sot shënuan fitore 0-2 ndaj Fiorentinas.

Lorenzo Insigne dhe Piotr Zielinski shënuan në fitoren e skuadrës së drejtuar nga Gennaro Gattuso.

Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj ishin titullar dhe luajtën tërë ndeshjen sot.

Mbrojtësi i Kosovës u vlerësua me notën 7.6, kurse mbrojtësi i Shqipërisë mori notën 7.2. /Zeri.info