Zyrtare: Atdhe Nuhiu tërhiqet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Zyrtare: Atdhe Nuhiu tërhiqet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Sport May 16, 2021 - 15:43
Lajmet e fundit nga sporti

Atdhe Nuhiu ka marrë vendim që të pensionohet nga Përfaqësuesja e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Lajmi është bërë i ditur nga vet sulmuesi përmes rrjeteve sociale.

“Të dashur adhurues të Kombëtares së Kosovës , të dashur bashkëkombas të mi ; Po u drejtohem sot , për t’ju njoftuar se sot kam marrë vendimin më të vështirë në karrierën time si profesionist në futboll . Kam vendosur të ndaj me ju lajmin e tërheqjes sime nga Kombëtarja e Republikës së Kosovës , një ekipi me të cilin kam kujtime të jashtëzakonshme dhe momente të paharrueshme , gjatë rrugëtimit 4 – vjeçar . Më kujtohet takimi i parë me udhëheqësit e Kombëtares së Kosovës kur pranova me krenari të luaj për këtë kombëtare . Gjithmonë do të jem falënderues për kryesinë e Kombëtares , të gjithë bashkëlojtarët e mi , kryetarin Agim Ademin , nga i cili kishim mbështetjen maksimale edhe në kushtet më të vështira , ish – trajnerin Albert Bunjaku me të cilin bashkëpunova nga dita e parë në kombëtare dhe qëllimin e vetëm e kishim të punojmë në mënyrë sa më profesionale e të ndërtojmë një ekip apo një kombëtare që e ëndërruan shumë gjenerata para nesh . Sot Kombëtarja e Kosovës ka një super ekip dhe shpresë për lavdi e suksese në arenë ndërkombëtare , madje duke dëshmuar se mund të konkurojmë me kombëtare si Anglia , Spanja etj . Dua të falënderoj , të gjithë fansat e kombëtares , të cilët kurrë nuk na lanë vet , në çdo ndeshje , në çdo udhëtim dhe në çdo moment . Ju përqafoj të gjithëve dhe jeni në zemrën time përgjithmonë . Përjetësisht falënderues dhe me shumë dashuri , I juaji , Atdhe Nuhiu” – ka shkruar 31-vjeçari në “Instagram”.

Atdhe Nuhiu debutimin e tij me Përfaqësuesen e Kosovës e bëri me 24 mars të vitit 2017.

Nuhiu ka zhvilluar 19 ndeshje me fanellen e “Dardanëve”, duke shënuar tre gola. /Zeri.info