Përfundojnë ndeshjet e Superligës: Prishtina shpallet kampione, Arbëria mposht Llapin, fitojnë edhe Drita, Ballkani e Feronikeli

Përfundojnë ndeshjet e Superligës: Prishtina shpallet kampione, Arbëria mposht Llapin, fitojnë edhe Drita, Ballkani e Feronikeli

Sport May 16, 2021 - 16:55
Lajmet e fundit nga sporti

Sot (e diel) janë zhvilluar ndeshjet e javës së 35-të dhe të parafundit në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Para pak çastesh kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e kësaj jave, të cilat ishin mjaft interesante.

Prishtina siguroi titullin pas fitores ndaj Gjilanit, kurse gara për vendin e dytë dhe daljen në Evropë do vazhdojë edhe në javën e fundit mes Dritës e Ballkanit.

Gjithashtu në javën e fundit do të mësohet edhe emri i skuadrës së dytë që bie nga Superliga bashkë me Besën, dhe skuadrës që do renditet e teta (në pozitën e barazhit).

Rezultatet e arritura sot:

Gjilani – Prishtina 1:2

Drenica – Drita 0:3

Ballkani – Trepça ’89 4:3

Arbëria – Llapi 3:2

Feronikeli – Besa 3:1

/Zeri.info