Harry Kane e njofton Tottenhamin se do të largohet këtë verë – alarmohen klubet e mëdha

Harry Kane e njofton Tottenhamin se do të largohet këtë verë – alarmohen klubet e mëdha

Sport May 17, 2021 - 21:24

Harry Kane e ka njoftuar klubin e Tottenham Hotspur se dëshiron të largohet gjatë afatit kalimtar veror.“Sky Sports” ka raportuar të hënën mbrëma se sulmues anglez dëshiron të largohet nga Spursat, ku ka qëndruar gjatë gjithë karrierës profesionale (duke përjashtuar huazimet e përkohshme).

27-vjeçari konsiderohet nga shumëkush si një prej qendërsulmuesve më të mirë në qarkullim, ndërsa këtë sezon ka shënuar 22 gola deri më tani në Ligën Premier dhe është golashënuesi më i mirë në kampionatin anglez.Për afro një dekadë në Londrën Veriore, ai nuk ka fituar asnjë trofe të rëndësishëm, prandaj mendon se është koha të largohet.

 

 

Sipas njoftimit të “Sky Sports”, Manchester Unitedi, Manchester City dhe Chelsea, janë klubet që tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesit e Kane.Pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i Daniel Levy dhe hierarkisë së Tottenhamit dhe ku do të qëndrojë e ardhmja e sulmuesit anglez nga sezoni i ri.

Vlera aktuale e sulmuesit, sipas Transfermarkt , është rreth 120 milionë euro dhe ai është futbollisti më i vlefshëm në Ligën Premier.