KH Prishtina dhe Taip Kabashi përfundojnë bashkëpunimin 3-vjeçar

KH Prishtina dhe Taip Kabashi përfundojnë bashkëpunimin 3-vjeçar

Sport June 17, 2021 - 17:47
Lajmet e fundit nga sporti

Pas tre vjetëve, Taip Kabashi dhe KH Prishtina kanë ndarë rrugët, shkruan Zeri.info.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi kryeqytetas, përmes një postimi në faqen zyrtare.

KH Prishtina ka njoftuar se klubi do të fokusohet në gjeneratat e reja.

“Kryetari Kolgeci dhe Taip Kabashi janë dakorduar që ta përfundojnë bashkëpunimin disa vjeçar, shumë të suksesshëm.

Trajnerin Kabashi, Kryesia e klubit, lojtarët, tifozët dhe e gjithë Prishtina e falenderojnë shumë për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë 3 viteve të fundit si pjesë e Prishtinës. Vlen të theksohet se gjatë këtyre 3 viteve, KH Prishtina ka dominuar në konkurrencën e juniorëve dhe kadetëve, si dhe ka arritur të jetë nënkampion dhe finalist i kupës me ekipën e parë.

Fokusi i Prishtinës do të jetë 100% në gjeneratat e reja dhe lojtarët vendor!

Taiqe, faleminderit për gjithçka dhe të dëshirojmë suksese!” – thuhet në njoftimin e KH Prishtinës. /Zeri.info